Shefi i diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli, ka dalë pro idesë për një zonë të lirë ekonomike për investitorët amerikanë. Këtë mbështetje Pacolli e ka dhënë pasi një kërkesë të tillë e ka bërë Arian Zeka, Shef i Odës Ekonomike Amerikane.
“Mbështes fuqishëm idenë për krijimin e zonave ekonomike e në këtë rast, më theks të veqantë një zonë për investitorët amerikanë në Kosovë, e cila do të ishte shtyllë e shtuar e marrëdhënieve strategjike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të tërheqë kompanitë amerikane për të ardhur në Kosovë”, ka thënë Pacolli, në një reagim në rrjetin social.