Në Prishtinë mbahet panairi “Gratë në Biznes 2015” Organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në Prishtinë mbahet panairi “Gratë në Biznes 2015”. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve në panair, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se ka pengesa për të bërë biznes në Kosovë por ne premtojm se do të eliminohet gradualisht dhe se si Qeveri janë të përkushtuar të gjejnë fonde dhe mënyra për përkrahje,si krijimin e fondit të garancive, ku bizneset do të kenë mundësi të përfitojnë mjete për financimin e bizneseve të tyre. Në këtë panair po marrin pjesë 60 biznese të grave. Panairi po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe është i hapur tri ditë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …