Bashkësisë Islame të Kosovës bënë të ditur së të mërkuren me 16 maj 2018 fillon muaji i Ramazanit. Më këtë rat BIK-u i përgëzon besimtarët duke u dëshiruar atre agjërim të lehtë. “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë më 16 maj 2018. Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …