Ministri Gashi: Marrëveshja rrit bashkëprodhimin në fushën e filmit, por edhe të njohjes së kulturës në mes të dy vendeve

Kosova dhe Maqedonia kanë nënshkruar në Kanë të Francës marrëveshjen e bashkëprodhimit në fushën e kinematografisë, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në festivalin që po mbahet sivjet. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi i cili u shpreh se: “Është kënaqësi e veçantë të qenit prezent në këtë moment historik të lidhjes së kësaj marrëveshjeje e cila do të shërbej edhe më shumë për bashkëprodhimet në fushën e filmit, por edhe të njohjes së kulturës në mes të dy vendeve. Ministria e Kulturës çdo herë do të jetë afër iniciativave të tilla që i fuqizojnë marrëdhëniet ndërfqinjësore”. Drejtori i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë tha se: “Maqedonia dhe Kosova kanë bashkëpunim shumë të thellë në fushën e filmit, dhe sot si rezultat kemi këtë marrëveshje shumë me rëndësi për të ardhmen e filmbërësve tanë”. “Ky është një moment shumë i veçantë, sepse nënshkruhet marrëveshja e parë e këtij lloji, dhe pikërisht me shtetin fqinj me të cilin kemi një histori të shkëlqyeshme të bashkëprodhimit” u shpreh me rastin e nënshkrimit drejtori i QKK-së z. Arben Zharku. Maqedonia është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kinematografisë kosovare, ku vetëm brenda vitit të fundit, katër projekte kanë gjetur mbështetje. Kosova pritet të nënshkruaj marrëveshje të bashkëprodhimit edhe me disa shtete tjera fqinje

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …