Kerry lavdëron Qeverinë e Serbisë e veçmas Vuçiqin për dialogun e tij me Isa Mustafën

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pas vizitës në Kosovë ka udhëtuar drejt Beogradit. Ai atje është takuar me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq. Kerry ka uruar kryeministrin Vuçiq për rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian, duke përshëndetur iniciativën e Beogradit që të angazhohen në dialogun me Qeverinë e Kosovës.  Respektoj iniciativën e Vuçiqit që të futet në dialog me Qeverinë e Kosovës dhe të bashkëpunojë me Prishtinën, që të kaluarën ta lënë në histori dhe për të përcaktuar një të ardhme më të mirë”, ka thënë Kerry në Beograd, edhe pse Vuçiqi me asnjë fjalë nuk ka deklaruar se e harron të kaluarën apo pretendimet për ta ripushtuar Kosovën. Kerry, i cili u është drejtuar medieve bashkë me Vuçiqin, ka thënë se Beogradi dhe Washtingtoni kanë interes të përbashkët në luftën kundër ekstremizmit mysliman.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …