Ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e ka përshëndetur sot, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, në fjalën e tij para KS të OKB-së. Ai në raportin mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga 17 janari deri më 15 prill i fton krerët në Beograd dhe Prishtinë që të vazhdojnë të trajtojnë çështjet e kontestuara përmes dialogut dhe demonstrimit të vullnetit politik të kërkuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Sipas tij, UNMIK-u do të vazhdojë punën e vet me agjendën për afirmimin e të drejtave të grave dhe se është rëndësishme që të vazhdojë puna me rininë përmes UNICEF-it dhe shoqërisë civile. “Kosova vazhdon të jetë e fokusuar në sistemin e drejtësisë dhe EULEX-i do t’i dorëzojë të gjitha rastet e deritanishme te autoritetet lokale, ndërsa jam i lumtur se po zbatohet ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka thënë Tanin.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …