UNICEF-i është duke punuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve të të gjitha komuniteteve

Presidenti Thaçi në takimin e përbashkët me drejtoreshën regjionale të UNICEF-it, për Evropë dhe Azi Qendrore, zonjën Afshan Khan, vlerësuan se UNICEF-i është duke punuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve të të gjitha komuniteteve dhe në të gjithë sektorët. Presidenti Thaçi e ka falënderuar drejtoreshën Khan për kontributin e UNICEF-it në Kosovë.“Jemi mirënjohës për kontributin e UNICEF-it në Kosovë, që nga përfundimi luftës, në përmirësimin e kushteve për jetë, nga shëndeti e deri te arsimimi i fëmijëve. Kosova ka ndërtuar legjislacion bashkëkohor që siguron mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Kemi ndihmuar arsimimin e tyre, duke ofruar libra shkollorë pa pagesë për të gjithë fëmijët, për të garantuar qasjen e të gjithë fëmijëve në arsim”, ka thënë presidenti Thaçi. Ndërkaq  Afshan Khan, ka thënë se UNICEF-I, është duke punuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve të të gjitha komuniteteve dhe në të gjithë sektorët. Presidenti Thaçi i ka ofruar drejtoreshës Khan bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në të gjitha projektet që ndërlidhen me fëmijët e Kosovës., bëhet e ditur në deklaratën e lëshuar për medie.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …