Jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por çdo shtet në botë përkrah marrëveshjet ndërshtetërore mes dy vendeve, të cilat duan të bisedojnë dhe duan t i zgjidhin vetë problemet e tyre. Kjo në parim nuk mund të kontestohet. Nëse politikanët dhe përfaqësuesit e Kosovës, thirren në shumicën e elektoratit, dhe në emër të asaj shumice fillojnë bisedime për t’ u bashkura me Serbinë, besoj se asnjë shtet në botë nuk do të kundërshtonte, ashtu sikur nuk e kanë kundërshtuar bashkim e Kosovë-Metohisë me Serbinë, në gusht të vitit 1945 në Prizren. Andaj përkrahja që diplomati i nderuar amerikan i jep pozitës, duke përjashtuar në tërësi opozitën, nuk mund të trajtohet ndryshe. Amerika, do ta përkrahte çdo nismë për bashkimin paqësor dhe me bisedime e lëshime të Kosovës ndaj Serbisë, nëse Kosova dhe Serbia do të pajtoheshin.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …