Ambasadori i Holandës pranë OKB-së, Karel von Osterom, ka mbështetur iniciativën amerikane për ndryshimin e formatit të mbajtjes së seancave të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Gjatë fjalimit në seancën në Nju Jork, ku po diskutohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Karel von Osterom ka mbështetur iniciativën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e misionit të UNMIK-ut.
