Fatmir Limaj kërkoi drejtësi nga Gjykata e Apelit. Ai u shpreh në përkrahje të qëndrimeve të avokatëve mbrojtës duke kërkuar drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe jo pasigurisë juridike. Ju e dini që drejtësia e vonuar është sikurse drejtësi e mohuar” tha Limaj. Ankesën e prokurorisë për “Kleçkën” gjatë inkuadrimit me anë të video-lidhjes e quajti qëllimkeqe avokati i Limajt, Karim Khan, ndërsa kërkoi që ajo të hedhet poshtë. Khan mes tjerash deklaroi se Fatmir Limaj që nga përfundimi i luftës në Kosovë është i shoqëruar me akuza dhe me një përpjekje të vazhdueshme për ta pastruar emrin e tij. A ka humbur 33 muaj në Tribunalin e Hagës që nuk do t’i kthehen kurrë. Po ashtu, Khan tha se Limajt lufta i ka lënë vragë dhe ende nuk ka pasur mundësi për t’i shëruar ato.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …