leoni

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të përshkallëzojë tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë

Pasi Mali i Zi ka vendosur të  anëtarësohet në NATO duket se mund të përshkallëzohen   tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë. Zëdhënësi i kryetarit rus, Putin ka deklaruar se Rusia do të shohë mundësinë e “ngrirjes” së marrëdhënieve me NATO-n. Kjo deklaratë e tij është në përputhje me qëndrimet e mëhershme të Kremlinit, që kundërshton zgjerimin e mëtejshëm në Lindje të NATO-s. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Dhomën e Lartë të Parlamentit rus, Viktor Ozerov tha se Moska do të pezullojë të gjitha projektet e përbashkëta me Malin e Zi, përfshirë këtu edhe ato të bashkëpunimit ushtarak.

E ashpër ishte deklarata e dalë edhe nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme. “Kjo nismë me gjasa do të sjellë në përplasje dhe nuk do të promovojë paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe as në Europë, përveçse do të pështjellojë akoma më shumë marrëdhëniet e Rusisë me NATO”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Rusia ka mjaft interesa ekonomike në Mal të Zi, ndërkohë që kjo përplasje i shtohet listës së gjatë të përballjeve diplomatike mes Perëndimit dhe Moskës, duke nisur që me krizën siriane, atë në Lindje të Ukrainës, Krimenë dhe shkeljet e shpeshta të hapësirës ajrore të vendeve të Aleancës nga ana e avionëve rusë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …