Vetëvendosje: Policia nën juridiksionin e Shpend Maxhunit, ka dhënë urdhër për intervenim

Ikja nga përgjegjësia e Policisë së Kosovës për veprimet, jo vetëm joproporcionale në kuptim të ligjit për policinë që është në fuqi, mirëpo armët dhe mjetet e përdorura janë jokonvencionale në raport me “objektivin e paraqitur” të policisë. Nuk mund të flitet për proporconalitet kur godina e një subjekti politik bastiset, terrorizohet dhe nënshtrohet nga më se një mijë policë të armatosur me armë me tyta të gjata. Madje angazhimi i njësisë për operacione speciale për veprimtari anti-terroriste është shenja më e qartë e trajtimit të subjektit politik nga pushteti.  Njësiti Speciale Intervenuese, njësit ky që ka hyrë dhunshëm brenda zyrave të Lëvizjes, përdoret për eliminim dhe trajnohet si njësit i tillë. Për këtë arsye, armatimi që përdorin ata është i  kalibrit të lartë. Ky njësit është nën juridiksionin e Shpend Maxhunit, Drejtorit të Policisë së Kosovës, prandaj atë që ka dhënë urdhër për intervenim të tillë tashmë e dimë. Fjalia e Policisë se “Nuk i kemi përdorë armët”, jo se nuk është e vërtetë, por është trillim edhe në aspektin profesional, gjë të cilën Policia e Kosovës nuk do të duhej të bënte lëshime të tilla.

 

 

Madje, në kuptimin e përgjithshëm, gjë të cilin secili zyrtar i policisë e ka të njohur, që sulmi fillon nga momenti nxjerrjes së armës nga kallëpi apo pozita e saj neutrale. Janë tani shumë incizime ku shihen pjesëtar të policisë me armë të gjata të drejtuara ndaj aktivistëve, dhe me tytat kanë goditur e kanë lënduar shumë aktivistë. Në terrorizimin e objektit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ne kemi plagosje të aktivistëve nga plumbat e gomës, e që në kuptim të Kodit Penal janë kategori e veçantë të armëve (Neni 120).

Njësia Speciale Intervenuese ka thyer dyert e ndërtesës, pa asnjë mandat ligjor apo paralajmërim të pronarëve legjitim. Hyrja poshtë është e gjithë ndërtesës, jo vetëm e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Policia e Kosovës ka bastisur në mënyrë të paligjshme zyrat e Lëvizjes. Para të niste bastisja, Kryetari i VETËVENDOSJE!-s Visari Ymeri dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti kanë kërkuar nga policia që t’ua paraqes vendimin e gjykatësit për bastisje. Policia e Kosovës nuk ua ka paraqitur vendimin, dhe nuk u ka treguar se cili gjyqtar e ka marr këtë vendim. Rrjedhimisht, Policia e Kosovës po nisej për t’i bastisur zyrat tona, pa vendim nga gjykata. Prandaj, z.Ymeri dhe znj. Dërguti nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj bastisjeje të paligjshme.

Gjatë bastisjeve janë demoluar zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe janë konfiskuar edhe serverët, ku janë të regjistruar të gjitha aktet çnjerëzore të këtyre njësive në videot nga kamerat e brendshme. Ky konfiskim është bërë vetëm e vetëm që të fshihen veprimet e dhunshme policore brenda zyrave tona.

Ekspertët tanë të sigurisë por dhe të pavarur na kanë shpjeguar se çfarë është parë në zyrat tona është sulm i llojit luftarak e jo një intervenim arrestimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …