Përplasjet në mes të zyrtarëve të Qeverisë në koordinimin e politikës së jashtme po cilësohen si papjekuri institucionale, e të cilat dëmtojnë objektivat e jashtme shtetërore. Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka theksuar se debati në mes ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli dhe zëvendësit të tij, Gjergj Dedaj, tregon qartë se ata po punojnë në bazë të premisave partiake. “Ata sillen sikur nuk janë në institucione shtetërore, por në parti politike. Deklaratat e papërgjeshme dhe të pakoordinuara mund të dëmtojnë rëndë interesin shtetëror. Prandaj është e domosdoshme qe para deklarimeve te kete paraprakisht koordinim me aktorët tjerë shtetëror të fushës së politikës së jashtme”, ka shtuar Osmani. Deklarimi i ministrit Pacolli, nëpër vende të Afrikës, i cili ka deklaruar se Kosova synon të jetë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islam, e ka nervozuar zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj, zyrtar i katapultuar në Qeveri, kryetar i një partie pa elektorat, i cili ka kundërshtuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe bashkëpunimin me shtetet islame.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …