Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka emëruar drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit. Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka thënë se nga 11 aplikuesë, tetë kanë hyrë në listën e ngushtë. Ai ka thënë se në mesin e tre më të mirëve Behxhet Rukiqi ka qenë i propozuari i ministrit të Financave. Rukiqi është emëruar për një mandat tre vjeçar. Qeveria gjithashtu e ka emëruar edhe drejtorin e Përgjithshëm të Akreditimit të Kosovës. Në këtë pozitë është emëruar, Nexhmie Selimi për një mandat tre vjeçar.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …