Serbia nuk po heq dorë nga përpjekjet e saj për
kontrollimin e plotë të hapësirës ajrore të Kosovës. Drejtori i Agjencisë për
kontrollin e fluturimeve në Serbi dhe Mal të Zi, Radojica Rovçan, ka thënë se
do të merren të gjithë hapat ligjor për rikthimin e kontrollit të hapësirës ajrore
të Kosovës. Sipas tij, kontrolli i Serbisë, përmbush të gjitha kriteret teknike
dhe organizative për të kontrolluar qiellin e Kosovës. Rovçan ka shpjeguar se
kjo çështje do të diskutohet mes përfaqësuesve të Serbisë dhe institucioneve ndërkombëtare.
Aktualisht, hapësira ajrore e Kosovës kontrollohet nga Hungaria, ndërkohë që është
në shqyrtim kërkesa e Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …