Grur dhe Miell

Prokuroria në Shqipëri ka filluar hetimet penale për dy kompanitë kryesore të importit të miellit në Shqipëri

Prokuroria në Shqipëri ka filluar hetimet duke vënë para përgjegjësisë penale dy kompanitë kryesore të importit të miellit në Shqipëri. Të dyja këto kompani zënë rreth 40% të tregut në Shqipëri dhe miellin e importojnë nga Kosova. Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për veprat “Kontrabandë me mallrat e tjera” dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, ndërsa vetë Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Shqipëri pretendon se vepra është kryer me dashje të drejtpërdrejtë me qëllim përfitimin material, pasi malli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim më të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …