Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit,në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin e tij personal të gjithë besimtarëve islamë iu shpreh urimet më të sinqerta. Gjatë këtij muaji, përmes agjërimit dhe solidaritetit, tregohet devotshmëria dhe përkushtimi ynë për t`ia zgjatur dorën atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë. Përkushtimi ynë për t`i ndihmuar njëri tjetrit është domosdoshmëri për të ndjekur rrugën e besimit në vlerat e paqes, bashkëjetesës, tolerancës, harmonisë dhe mirëkuptimit. Uroj që ditët në vijim, të na mbajnë edhe më afër këtyre vlerave, duke sjellë kështu ngrohtësi dhe lumturi në çdo familje dhe duke na kujtuar të gjithëve që të mbajmë në vete mirëkuptimin dhe dashurinë ndaj njeri tjetrit.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …