Sot u është hequr masa e
paraburgimit tetë aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët u patën arrestuar gjatë
aksionit të njësive speciale për arrestimin e deputetit, Albin Kurti. Gjykata e
Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, duke ua zëvendësuar paraburgimin
me masën e paraqitjes në stacionin policor. Njëri nga avokatët mbrojtës të
aktivistëve ka konfirmuar se Gjykata e Apelit e mori këtë vendim pas ankesës së
palës mbrojtjëse, meqë nuk ka pasur prova të mjaftueshme që këta persona të
qëndrojnë edhe më tej nën masën e paraburgimit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …