Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark po qëndron për vizitë në Kosovë. Gjatë një konference për medie, gjenerali Clark u shpreh se prioritetet e Kosovës do të duhej të ishin zhvillimi ekonomik dhe krijimi i perspektivës për të rinjtë. Duke folur për çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, Clark, theksoi se Qeveria e Kosovës duhet t’i shpenzojë burimet e saja për zhvillim ekonomik e jo për forcat ushtarake. “Kemi ende KFOR-in këtu për të ofruar siguri, po të isha në Kosovë dhe të llogarisja në mbrojtjen e NATO-s, unë më shumë do të kisha dëshirë që resurset e qeverisë të shpenzohen për zhvillim paqësor ekonomik sesa në forcë ushtarake. Unë besoj që rregulli bazë në ushtri është që duhet të kesh personel ushtarak për të siguruar vendin dhe asgjë më shumë”, u shpreh Clark. Gjenerali tutje shtoi se mënyra më e mirë që të sigurohet e ardhmja Kosovës është zhvillimi ekonomik.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …