leoni

Zv/ministri Thaçi priti në takim Atasheun Giustiniani, dakordohen për bashkëpunim Kosovë-Francë

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi ka pritur në takim Atasheun  për bashkëpunim i ambasadës së Francës në Kosovë, Joseph Giustiniani. Zëvendësministri Thaçi dhe  Atasheu Giustiniani kanë folur për mundësin e zgjerimit të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Francës në fushën ekonomike dhe për mundësinë e ofrimit të ekspertizës së shtetit francez për Kosovën. Po ashtu në takim është diskutuar për finalizimin e aktivitetit të iniciativës për tregues gjeografikë, konkretisht djathin e Sharrit dhe  rëndësia e organizimit të një forumi të përbashkët në mes Ambasadës Franceze dhe MTI-së për investime nga investitorë francezë në Kosovë. Thaçi njoftoi Atasheun për klimën afariste të krijuar në Kosovë për investitorët e huaj duke i njoftuar për jetësimin e Ligjit për Investime Strategjike, ku përmes këtij ligji eliminohen burokracitë. Zëvendësministri Thaçi përmendi reformat që i ka bërë ministria në të bërit biznes dhe publikimin e Raportit të Progresit, që MTI-ja ka qenë njëra nga ministrit që ka pasur rezultat më të mirë. U dakorduan për të vazhduar bashkëpunimi në mes shtetit të Kosovës dhe Francës. U diskutua për dy tema të rëndësishme, me theks të veçantë: 1. Finalizimi i projektit për tregues gjeografik- djathi i Sharrit, 2. Investime strategjike franceze në Kosovë- organizimi i forumit me bizneset franceze për mundësin e investimeve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …