Duke
komentuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë, analisti amerikan Daniel Serwer
ka theksuar se përdorimi i dhunës brenda Kuvendit të Kosovës, është i papranueshëm.
Në një intervistë për ditoren ‘Zëri’, profesori amerikan ka përkujtuar se
Asociacioni rrjedh nga dispozitat e Planit të Ahtisaarit. Sipas tij, Qeveria
para shumë kohe ishte e përkushtuar për zbatimin e Planit të Ahtisaarit, që përfshin
midis të tjerash, edhe dispozitat për themelimin e Asociacionit të Komunave me
shumicë serbe. “Mua nuk më pëlqejnë shumë provizionet e Planit të Ahtisarit
rreth kësaj çështjeje, mirëpo mendoj se Asociacioni mund të implementohet pa
dëmtuar shtetin e Kosovës”, është shprehur Serwer. Ai, më tej, është shprehur
se me veprimet e dhunshme në Kuvend po dëmtohet imazhi i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …