Aida Dërguti: Kryekuvendari Veseli, ka kërkuar suspendim të opozitës deri në tre muaj

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në mbledhjen e fundit të Kryesisë kishte kërkuar suspendimin e opozitës për tre muaj, por nënkryetarët e Kuvendit ia kanë bërë me dije se nuk kanë bazë ligjore për një vendim të tillë.  Pavarësisht kësaj, Dërguti ka thënë se opozita nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë ta kundërshtojë Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin. Ndërsa e pyetur se a ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit për përjashtimin e opozitës, nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli e ka konsideruar opozitën të vetëpërjashtuar. Suspendimi i opozitës e minon demokracinë. Përveç kësaj, të gjitha vendimet që u morën në seancën e fundit janë të kundërligjshme”, ka vlerësuar Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi përplaset me Kryeministrin Kurti për urgjencën e amendamenteve të Buxhetit për vitin 2025

Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …