Ish-Avokati i Popullit, burgosuri politik në kohën e regjimit të RSFJ-së dhe veprimtari, Sami Kurteshi ka thënë se në Kuvend janë bërë një varg shkeljesh, sikur është vendimi ilegal i kryetarit, Kadri Veseli, nënkryetarit Sabri Hamiti e Xhavit Haliti për suspendimin e opozitës. Për këtë ata nuk kanë asnjë dokument bazë që iu jep këtë të drejtë dhe asnjë rrethanë ku mund të suspendohet opozita në një sistem demomratik”, ka thënë Kurteshi. Edhe forcat policore, me të cilat ka qenë i mbushur Kuvendi, kontrollet, sulmet fizike dhe ndalesat për të lëvizur lirshëm në Kuvend nga policia. Një shkelje tjetër është edhe arrestimi i deputetëve të Kosovës, dhe mbajtja e seancës pas suspendimit të opozitës. Ky intervenim i policisë në këtë mënyrë është një ndër rastet e rralla, po në histori njihet vetëm në Gjermaninë naziste. Kjo elite politike e përbërë nga Mustafa, Thaçi e Veseli po e zhytin Kosovën në një anarki të paparë. Këtu nuk është duke funksionuar sistemi, tha Kurteshi, i cili më 28 Nëntor ishte sulmuar brutalisht nga Policia me rastin e intervenimit kundër aktivistëve dhe krerëve të Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …