Jakup Krasniqi: Nga kush u dashka të marrim mësim, zonja Kodheli?

Është një shprehje, që për të saten herë e dëgjojmë nga zyrtarë të lartë të shtetit që e përfaqësojnë – Shqipërisë? E shajnë shtetin që e përfaqësojnë?


Çfarë përfaqësimi është ky?


Ku i keni marrë këto mësime te çoroditura?


Dhe e mundet fare, që ky të jetë përfaqësim që i duhet shtetit tuaj?


Kur shtetin e shajnë ata që do të duhej ta mbronin me fanatizëm, përkushtim e dinjitet.


Shtetin që nuk do të duhej të lejonin t’ua nëpërkëmbte askush! Prej nga e mësuan ketë gjuhë këta zyrtarë të lartë të shtetit – Shqipërisë? Sot kësaj vjershe që e kanë mësuar si papagalli, përmendsh, iu bashkua edhe Ministresha e Mbrojtjes së Shqipërisë, zonja Kodheli e cila paska thënë: Mos merrni mësim nga ne (nga Shqipëria – nënvizimi im) – gjuha e rrugës nuk është zgjidhje”. A vërtetë “gjuhë e rrugës” është mbrojtja e vendit nga marrëveshjet e këqija, që po qojnë vendin nga shkërmoqja e shtetit?


 


Po thonë mos merrni mësim nga Shqipëria? Kush duhet të jetë fajtorë, nëse ne nuk duhet të mësojmë nga shteti shqiptar me histori 103 vjeçare – Shqipëria? Madje, para kujt po e thonë ketë? Po e thonë para atyre që sheshazi kanë bërë marrëveshje tepër të dëmshme për vendin që e përfaqësojnë. Po e thonë para atyre që shtetin e kanë bërë policor, e të cilin e drejtojnë kundër atyre që po e mbrojnë. Po e thonë para atyre që Shtëpinë e Demokracisë, Kuvendin e Kosovës e kanë shndërruar në Garnizon të policisë anti terror. Po e thonë para atyre që, jo vetëm e kanë pastruar Kuvendin nga opozita, por janë duke burgosur deputetët opozitarë?! Janë duke e gjakosur këdo  që guxon ta mbrojë Republikën e Kosovës, veprimtarë politikë, të rinj e të reja që e duan ketë vend, pa hile e pa interes. Para atyre që sheshazi, janë duke i mbrojtur interesat e veta, por assesi interesat e Republikës sonë.


Republika e Kosovës, qytetarët tanë, madje edhe te gjithë të pushtetshmeve “tanë”, duhet t’ju flisni ndryshe, jo duke e sharë shtetin që e përfaqësoni – Shqipërinë!


 A jeni në veti apo jo?

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …