Komisari për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, është cituar të ketë deklaruar se zgjidhja afatgjate për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Hapi i radhës është normalizimi në nivel gjithëpërfshirës, dhe në të dy anët, me ndihmën e Federica Mogherinit, të definojnë përmbajtjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese”, ka thënë Hahn në një intervistë “Tanjug”. Ai ka vlerësuar se dialogu i deritashëm ka çuar në normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë viteve, dialogu ka sjellë në normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, ndërsa hapi i radhës është që ai normalizim të dërgohet në nivel gjithëpërfshirës. Të dy palët, me ndihmën e Federica Mogherinit, duhet të definojnë përmbajtjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese”, ka sqaruar Hahn.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për deputet, Altin Krasniqi, ka mbajtur një takim me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të UÇK-së, në Kaçanik
rëndësishëm me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe …