Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Sofje ku nesër merr pjesë në Samitin e BE-së

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Sofje, në hotelin, të cili  shteti bullgar e  caktuar për shumicën e liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.  Samiti i BE-së dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor nesër do të nisë punimet nesër dhe pjesë e tij janë pothuajse të gjithë liderët e 28 shteteve anëtare të BE-së dhe liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Thaçi, i cili e kryeson delegacionin e Kosovës në margjina të këtij samiti pritet të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë shtetërorë të vendeve të Bashkimit Evropian, kurse nesër pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror që organizohet në Sofje. Në të kaluarën, në samite përafërsisht të kësaj natyre, Kosova ishte prezantuar nga shefat e UNMIK-ut. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit po konsiderohet si historike.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …