Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për mergimtarët tanë gjatë ditës së sotme, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …