Polici i Kosovës, Ajet Duli përmes një shkrimi dërguar medieve distancohet nga veprimet e fundit të Policisë, ndërkohë që mbron qëndrimet e ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në shkrimin e tij Ajet Duli thotë: “Dua që publikisht të deklarohem se distancohem nga këto veprime të Qeverise ,Gjyqësisë dhe Policisë së Kosoves karshi veprimeve ndaj Albin Kurtit dhe djemve e vajzave qe janë pjesë e kësaj Lvizjeje. Si ish i burgosur politik, si pjesëtar i UCK-së e tani si pjesëtar i Policisë se Kosovës, e si veprimtar e aktivist shumëvjeçar nuk mund të qëndroj indiferent në këto çaste, kur po merren masa ndaj këtyre aktivistëve që janë e tashmja dhe e ardhmja më sublime e këtij populli. Duke e njohur për së afërmi Albin Kurtin që nga viti 1996 dhe duke ditur veprimet, qëndrimet, përkushtimin dhe sakrificën e këtij titaniku të çështjes sonë kombëtare, por edhe veprimet e tij shtetformuese pas luftës duke u përballur e duke qëndruar stoik me të gjithë kundërshtarët e ndërtimit të Shtetit të Kosovës. Albini e shokët e tij u bënë pengesë e të gjithë atyre keq bërësve të sojit dhe sorollopi të pa parë, e të uritur për karrierë , për pasuri , e për tenderomani. Albini , së bashku me ithtarët e vet bëri demaskimin e të gjithëve, qofshin shqiptarë apo ndërkombëtarë. Po mbi të gjitha këta veprimtarë u bënë gardian te mbrojtjes së Kosovës nga qarqet shoviniste e fashiste të Qeverisë së Serbisë të cilët i nxorën projektet antishqiptare për copëtimin dhe paralizimin e jetës në Kosovë. Mjerisht në këtë valle antishqiptare u përfshinë edhe disa bashkëpuntorë te vjetër e të ri, me vetëdije a pavetëdije, me shantazhime e me interesa personale, klanore, provincionale …Lëvizja Vetvendosje në krye me Albinin e me shokë është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi, e këtij populli. Kushdo qoftë që del dhe i kundëershton këta veprimtarë të denjë të shqiptarisë do të përfundojnë si reaksionarë e si shumë bashkëpunëtorë te Serbisë të llojit te Ali Shukriut e Rrahman Morinës…”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …