Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është lideri i parë i periudhës së pas pavarësisë që ka folur në një Samit të BE-së, i cili, pas atij të Selanikut është më i rëndësishmi për perspektiven evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pasi kanë biseduar nikoqirët e këtij Samiti dhe liderët e BE-së, fjalën e ka marrë kryetari Thaçi, i cili fillimisht e ka konfirmuar mbështetjen e Kosovës për deklaratën e Bashkimit Evropian dhe Agjendën Prioritare të Sofjes. Ai ka thënë se nëse vërtetë duam një ndikim të qëndrueshëm në afrimin e rajonit, kjo duhet të nënkuptojë edhe heqjen e barrierave të ndryshme të pranishme aktualisht edhe për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …