Policia e Kosovës sot në mëngjes
ka arrestuar një person në Han të Elezit, nën dyshimin se ka marrë pjesë në
luftën civile në Siri. I arrestuari me inicialet S.I, është arrestuar si i dyshuar
për kryerjen e veprës penale të bashkimit në konflikte të armatosura jashtë
territorit të vendit. Në njoftimin e Policisë thuhet se deri te arrestimi i të
dyshuarit ka ardhur si rezultat i hetimeve disamujore të ndërmarra nga
Drejtoria Kundër Terrorizmit, në kuadër të Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen
e Prokurorisë Speciale të Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e qarkut të
Breshës në Itali. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar në
cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit
karabinë, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, që mund të
ndërlidhen me rastin.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …