Kryetari Haliti inspektoi punimet që po zhvillohen në fushën e infrastrukturës në fshatrat Gërmovë, Sllatinë e Poshtme dhe Sadovinë të Jerlive

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatrat Gërmovë, Sllatinë të Poshtme dhe Sadovinë të Çerkezëve, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në fushën e infrastrukturës rrugore. Konkretisht ai ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit që do të lidhë mes veti fshatrat Gërmovë dhe Sadovinë e Jerlive. Kryetari Haliti ka inspektuar gjithashtu edhe punimet parapërgatitore që po bëhen për asfaltimin e rrugës “Mehmet Demelezi” në Sllatinë të Poshtme dhe të një rruge në fshatin Sadovinë të Çerkezëve. Përndryshe qytetarët e këtyre lokaliteteve u shprehën të kënaqur me punimet që po zhvillohen, duke falënderuar për këtë kryetarin Haliti, i cili sipas tyre po interesohet në rregullimin e infrastrukturën rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkëpunimi Komunë – Qytetarë prioritet i agjendës për Kontratën Sociale

U mbajt takimi i dytë në kuadër të hartimit të Agjendës së Kontratës Sociale për …