MASHT ORGANIZOI MANIFESTIMIN TRADICIONAL “FESTA E ABETARES”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) për herë të nëntë organizoi manifestimin mbarëkombëtar “Festa e Abetares”, i cili këtë vit u mbajt në Mitrovicë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe Presheva, të cilët u prezantuan me programe kulturo-artistike, të realizuara nga nxënësit e klasave të para. Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, me këtë rast ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për arritjet dhe përmbylljen me sukses të punës një vjeçare të fatosave. Ai theksoi se, ky manifestim është një festë e madhe për të gjithë sepse një gjeneratë e tërë po e fillon udhëtimin e tyre shtigjeve të dijes. “Festa e Abetares është një festë jo vetëm e fëmijëve që sot e përmbyllin me sukses mësimin e shkronjave të gjuhës shqipe, jo vetëm për mësueset dhe mësuesit të cilët e kurorëzojnë sot punën e tyre një vjeçare me nxënësit e tyre. Është një festë për prindërit që i gëzohen përfitimit të shkathtësive jetike të fëmijëve të tyre, shkrim- leximit”, është shprehur zv/ministri Sahiti. Zv/ministri Sahiti tha se, këta fëmijë të cilët sot dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, janë brezi që do të zhvillojë dhe ndërtojë të ardhmen tonë të ndritur, ndërsa rikujtoi rilindësit dhe intelektualët të cilët hartuan Abetaret e para në gjuhën shqipe. Zv/ministri Sahiti në fund ndau mirënjohje për shkollat pjesëmarrëse dhe për koordinatorët regjional. Ndryshe, Festa e Abetares ka për qëllim, të zgjojë kureshtjen te fëmijët për angazhime në aktivitete të ndryshme kulturo- artistike, të zhvillojë shkathtësi për punë në grupe, të mësojë respektimin e rregullave në shfaqje publike dhe të ngrit vetëdijen për vlerën që ka Abetarja si tekst mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …