OAK: Mbi 2 milion euro investime presin ofertë nga institucionet

OAK: Mbi 2 milion euro investime presin ofertë nga institucionet

 Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i bordit Skender Krasniqi, u pritën në takim nga Zëvendësministri i Financave Mustafa Grainca. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësuesit e qumështores Bylmeti, Afrim Berisha dhe Arben Ferati. Ky takim kishte për qëllim shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit dhe prezantimi i projektit që ky biznes në bashkëpunim me investitor Holandez është duke planifikuar që ta realizoj në Kosovë në vlerë mbi 2 milion euro. Afrim Berisha theksoi rëndësinë e këtij projekti dhe sfidat me të cilat po përballet, për të cilat kërkoi mbështetje institucionale në mënyrë që ky projekt të mos kaloj në ndonjë nga shtetet fqinje. Ai gjithashtu kërkoi që subvencionet të jenë të lidhura me tatimet që paguan biznesi, pra të mos dëmtohen bizneset e pastra duke u financuar ato të cilat nuk bëjnë deklarime të rregullta.

Kryetari, Skender Krasniqi, shtoi se mënyra e të bërit biznes në Kosovë po ndryshon nga qeveria në qeveri dhe se shteti duhet të jetë rregullues i biznesit. Njëkohësisht shteti duhet të bëjë analiza për të idenditifiku kërkesën e tregut e pastaj të lëshoj leje për secilin biznes në bazë të kërkesës që është paraqitë në treg, duke mos lejuar të krijohet tepricë ofertuese. Zëvendësministri i Financave Mustafa Grainca premtoi mbështetje maksimale për këtë projekt dhe njëkohësisht mbështeti kërkesën për subvencionim me arsyen se në këtë mënyrë po shtyhen bizneset të vazhdojnë të punojnë në mënyrë jo të rregullt.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …