Visar Ymeri: Qeveria e ardhshme e Kosovës pas 6 tetorit, duhet të mos jetë e varur nga Lista “Srpska”

Visar Ymeri thotë së në PSD nuk do këtë mjedis ku njerëzit do të kanë të vështirë ta gjejnë vetën për kontribut

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka folur rreth partisë së, duke thënë se opinioni i gjërë e di pse ka ardhë puna e ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje. “Dallimi i Vetëvendosjes ka qenë raporti, temat që janë ngritur e shumë çka tjetër. Mendoj se janë cenuar në 6 mujorin e vitit 2016 dhe për këtë janë larguar 12 deputetë, dy kryetarë komunash, dhe kjo e ka shkaktuar një mendësi politike. Për këtë mendoj se është e dëmshme për Vetëvendosjen por edhe për secilën parti”, ka thënë ai. Ymeri ka folur edhe për ndryshimin në PSD. “Dallimi kryesor është se nuk do të ketë mjedis të tillë që njerëzit do ta kanë të vështirë ta gjejnë vetën për kontribut. Pra në PSD ne nuk mendojmë që nuk ka njëri që mund ta sjellë ndryshimin”, ka shtuar mëtutje ai.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …