AAK: Shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare dhe vendosje e një sistemi policor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar kundër  përpjekjeve të pushtetit për të vazhduar me çdo kusht seancat plenare. Pushtimi i Kuvendit me forca speciale të policisë, është  shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare dhe vendosje e një sistemi policor. AAK thekson se kriza politike në vend është shkaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo nuk mund të zgjidhet me polici e as me masa represive, por vetëm me mjete politike. “Përjashtimi i opozitës nga Kuvendi, burgosja në masë e deputetëve, dhunimi i tyre nga policia, invadimi dhe demolimi i zyrave të partive opozitare, e masa të tjera të ngjashme, janë të papara për botën demokratike dhe këto nuk do të mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Pushteti e ka humbur rrugën dhe po e çon vendin në diktaturë. Po shihet se ky pushtet nuk mund të mbahet ndryshe përpos me polici, por ai do të përfundojë me turp”, thuhet në reagimin e AAK-së. Më tej thuhet se opozita e bashkuar nuk do të heqë dorë as sot e asnjëherë nga kauza e saj e drejtë, pavarësisht dhunës së tmerrshme që po bëhet kundër saj. Ne si AAK dhe pjesë e opozitës së bashkuar, ftojmë botën demokratike, shtetet mike të Kosovës, shoqërinë civile, opinionin publik, intelektualët e Kosovës dhe të gjithë ata që e duan një Kosovë unitare, që të vihen në mbrojtje të saj dhe kundër këtij pushteti policor!”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …