Deputeti, Latif Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita në Kuvend

Deputeti i  Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi,  ka dhënë dorëheqje. Vendimin ia ka dërguar me shkrim edhe kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Vendimin e tillë, deputeti Gashi e ka marrë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin  për krime lufte me 6 vite burg.  Në arsyetimin e këtij vendimi ai shkruan”Para disa ditësh Gjykata e Apelit e ka konfirmuar nje dënim të padrejtë të një procesi gjyqësor që kishte nisur me 28 janar 2002. Në këto 14 vjet unë i kam vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit. Unë kam të drejtë kushtetuese për lirim me kusht, meqë pjesën dërrmuese të dënimit unë e kam shlyer. Në dispozicion timin, gjithashtu, kam edhe mjete të tjera juridike, qoftë në kuadër të Gjykatës Supreme, ose edhe në Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo, për hir të interesit të vendit tonë, për hir të proceseve politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, unë, Latif Gashi, jap dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …