Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Ministria e Diasporës koordinojnë bashkëpunimin për Investime Strategjike

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Ministria e Diasporës koordinojnë bashkëpunimin për Investime Strategjike

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës kryesuar nga drejtori i bordit Hamdi Malushaj, sot pritën në takim delegacionin e Divizionit për Koordinim dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike Shani Hamitaga dhe Linda Tahiri. Gjatë këtij takimi, temë kyçe e diskutimit ishte mundësia e bashkëpunimit në mes të të dyja palëve lidhur me qasjen ndaj bizneseve të diasporës. Në këtë takim informues me OAK-në, u diskutua për një bashkëpunim mes bizneseve që operojnë në Kosovë dhe atyre në diasporë. Gjithashtu departamenti në fjalë është duke e përgatitur një data bazë të këtyre bizneseve dhe gjatë muajit Gusht do të organizojnë takimin tradicional mes këtyre bizneseve. Të dy palët u shprehën të hapura për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë që kanë ndërlidhja e bizneseve të diasporës me ato që operojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …