leoni

A është i pranueshëm emri Republika e Maqedonisë së Ilindenit për shqiptarët?

A është i pranueshëm emri Republika e Maqedonisë së Ilindenit për shqiptarët?

Zëvendës-kryeministrja e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se për Bullgarinë është i pranueshëm emri “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, duke iu referuar emrit të ri që mund ta ketë Maqedonia, pas kontestit të emrit që ka me Greqinë. Sipas saj, ky emër tregon se shtetet kanë një të kaluar të përbashkët. “Republika e Maqedonisë së Ilindenit do të thotë për mua se ata pranojnë që ne kemi histori dhe të kaluar të përbashkët, sepse kjo është pjesë shumë e rëndësishme e historisë bullgare, është moment shumë i rëndësishëm edhe për ata”, ka thënë ajo. Kryengritja e Ilindenit është zhvilluar në vitin 1903 kundër Perandorisë Osmane. Ende nuk dihet se a do të pyeten politikanët shqiptarë në Maqedoni dhe a duhet të pajtohen ata me një emër, me të cilin nuk lidhet identiteti shqiptar, por vetëm ai bullgar dhe bullgaro-maqedon.  Duket se Zaev e Cipras nuk janë konsultuar as do të konsultohen me shqiptarët lidhur me emrin e shtetin,  të cilin ata e kanë pranuar dhe marrin pjesë në qeverisje. Ky akt shpërfillës u hap rrugën  shqiptarëve të kërkojnë bashkim me Kosovën ose me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …