12 studentë janë vrarë në një tjetër masakër me armë në një shkollë amerikane, në “Santa Fe” të Teksasit

12 studentë janë vrarë në një tjetër masakër me armë në një shkollë amerikane, në “Santa Fe” të Teksasit

Të paktën 12 studentë janë vrarë mëngjesin e së premtes nga një tjetër masakër me armë në një shkollë amerikane, atë “Santa Fe” në Teksas. Sherifi i kontesë, Henry Trouchesset tha se autoritetet kanë arrestuar një person dhe janë ende në përpjekje për të kuptuar nëse ka pasur apo jo bashkëpunëtor. Ndërkohë, sherifi i kantonit Harris, Ed Gonzales shkruan në rrjetin social “Twitter” se dy persona janë në paraburgim, ndërsa një oficer është mes të plagosurve të shumtë.  “Mëngjesin e sotëm, një incident ka ndodhur në shkollën e mesme, ku është përfshirë një agresor që ka shtënë me armë. Situata ende nuk ka marrë fund, por duket të jetë qetësuar disi. Zyrtarisht ka të plagosur, por detajet e mëtejshme do të publikohen sapo të marrim të dhëna të tjera. Forcat ligj-zbatuese do të vazhdojnë të kujdesen për sigurinë e ndërtesës, e kanë nisur edhe zbatimin e protokollit të emergjencave për të zhvendosur studentët në një vendndodhje më të sigurtë. Të gjithë kampuset e tjera janë duke operuar sipas programit”, thuhej në deklaratën e publikuar nga zyrtarë të shkollës së mesme “Santa Fe”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …