Italiani, Pietro Spera është emëruar Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Spera ka thuajse 30 vjet përvojë pune ligjore si gjykatës, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave në procedurat gjyqësore. Ndër të tjera, ai ka punuar si gjykatës ndërkombëtar në Dhomën për Krime Lufte dhe Krimin e Organizuar të Gjykatës Shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës dhe gjithashtu në Afganistan, ku ka kryesuar disa projekte për fuqizimin e sundimit të ligjit në sistemin gjyqësor të Afganistanit. Me rastin e emërimit, Avokati i Popullit Spera deklaroi: “Emërimi si Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara është një nder dhe privilegj për mua dhe jam i gatshëm për sfidën e përmbushjes së mandatit që më është besuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …