leoni

‘Civilna Zashtita’ sulmon policin e Kosovës

Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës sot ka ndodhur
një përplasje fizike midis një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe disa serbëve
që mbajnë uniformat e organizatës ‘Civilna Zashtita’. Kjo ndodhi pasi Policia
me marimangë kishte marrë një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt në
trotuar. Ky automjet ishte pronë e Danillo Delibashiqit, numri dy në të
ashtuquajturën ‘Mbrojtja Civile’. Me këtë rast, ai bashkë me disa anëtarë të
organizatës së tij, kanë sulmuar fizikisht policin, Lubinko Jevtiq. Policia
rajonale e Mitrovicës nuk ka reaguar ndaj këtij rasti, kur pjesëtarët e saj
sulmohen nga Civilna Zashtita, formacion ky paraushtarak që vepron lirshëm me
bekimin e Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …