Afërdita Dërvishi: Sesion shkencor kushtuar heroit të kombit, Ahmet Haxhiu

Në Festat e mëdha kombëtare të Nëntorit, në nderim të Ditës së Flamurit, në nderim të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në nderim të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997, si dhe në nderim e në kujtim të ditëlindjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Kolegji ‘‘Biznesi’’ në Prishtinë, organizuan sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë atdhetare të Heroit të Kombit, Ahmet Haxhiu, me titull: Veprimtaria ushtarake dhe politika kombëtare e Ahmet Haxhiut.

Ahmet Haxhiu është njëri ndër  figurat qendrore të Lëvizjes ilegale në Kosovë dhe në të gjitha pjesët e pushtuara të Shqipërisë, njëri ndër organizatorët e veprimtarive dhe lëvizjeve politike shqiptare. Ahmet Haxhiu është njeriu që kishte dhënë çdo gjë për çlirimin e krahinave të pushtuara të Atdheut tonë, njeriu që kishte sjellë armët e para për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga figurat më emblematike në krijimin e celulave të para të UÇK-së.

Sesioni shkencor kishte për qëllim të trajtojë figurën komplekse dhe veprimtarinë kombëtare të Ahmet Haxhiut, për lirinë e atdheut, që do të shërbejë në pasurimin objektiv të historisë dhe ruajtjes së vlerave kombëtare.

 



Ideja për realizimin e mbajtjes së sesionit shkencor për figurën madhore të atdhetarit Ahmet Haxhiu, është ndjekur nga dilema të ndryshme.

– Së pari, se një pjesë e familjes së tij të nderuar janë jashtë Kosovës, kurse disa nuk janë në mesin e të gjallëve.

– Së dyti, një pjesë e bashkëveprimtarëve të tij, me të cilët kishte zhvilluar pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij mungojnë, qoftë se kanë vdekur, qoftë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, siç janë Simboli i rezistencës sonë kombëtare, i madhi Adem Demaçi, por edhe njeriu që i kishte ndenjur në krahë një jetë të tërë, Nazmi Llapashtica. Të gjithë këta kishin mësuar burgjet dhe jetën ilegale bashkë me te duke qenë pjesë e veprimtarisë së tij atdhetare.

Por, këto dhe dilema të tjera janë tejkaluar ngase veprimtarinë e sesionit shkencor e organizonin dy institucione të njohur të Kosovës:

– Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe

– Kolegji ‘‘Biznesi’’, në Prishtinë.

 

Të dy këto institucone kanë dëshmuar me angazhimin dhe veprimtarinë e tyre për trajtimin, analizimin dhe dokumentimin e vlerave kombëtare të cilat i bëjnë shenja të kujtesës historike.

 

Duke u angazhuar si anëtarë të Këshillit organizues për përgatitjen dhe mbajtjen e këtij sesioni shkencor, kemi pasur fatin të takojmë njerëz dhe atdhetarë të ndryshëm, fjalë pak e krenar, jo vetëm që kishin bërë diçka për të mirën e atdheut, por edhe pse kishin pasur fatin të punojnë dhe të zhvillojnë veprimtari çlirimtare me atdhetarin Ahmet Haxhiu. Po ashtu, kemi pasur fatin që të mësojmë aq shumë fakte të reja:

– për lëvizjen tonë çlirimtare,

– për rrugën e gjatë të përgatitjes

– për luftën çlirimtare,

– për gatishmërinë e njerëzve që të sakrifikohen për idealet e dashurisë ndaj atdheut, pa të cilat jeta jonë nuk do të kishte ecje vertikale.

 

***

 

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së UÇK-së dhe Kolegji BIZNESI kanë bërë aktin më të qëlluar, jo vetëm pse kanë organizuar mbajtjen e një sesioni shkencor për figurën e madhe të Ahmet Haxhiut, por edhe për faktin se po vazhdojnë të ndriçojnë veprimtari të brezave të ndryshëm të veprimtarëve shqiptarë, si dhe po bëhet e mundur të arkivohen shumë njohuri që një ditë do të bëhen pjesë e historisë sonë kombëtare.

 

Pse është organizuar sesion shkencor për veprimtarinë ushtarake dhe politikën kombëtare të Ahmet Haxhiut?  Ndoshta asgjë nuk i shkon më shumë kësaj figure të madhe të atdhetarisë sonë, se sa fjalët e Hasan Prishtinës, njërës nga figurat më të mëdha të historisë sonë të re: “Mue n’iden t’eme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë armiqvet! Ka me më shtrue vetëm vdekja!”

 



Nuk ka asgjë më të saktë se ky mendim edhe për jetën dhe veprimtarinë e njërit nga atdhetarët më të përkushtuar çështjes kombëtare, Ahmet Haxhiut. Andaj, edhe Ahmet Haxhiun, e kishte shtruar vetëm vdekja. Por, edhe duke e lënë këtë jetë, ai, atdhetari Ahmet Haxhiu, bashkëveprimtarëve dhe familjarëve të tij, duke mbyllur sytë përgjithmonë, ju kishte thënë: Amanet Kosovën!

 

Në hapje të sesionit shkencor, në të cilin, përveç të tjerëve, morën pjesë edhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, gjenerali Kudusi Lama, bashkëveprimtari më i vjetër i tij Nazmi Llapashtica, të pranishmit i përshëndetën kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, si dhe dekani i Kolegjit BIZNESI Prof.dr. Shyqeri Kabashi, në cilësin e organizatorit.

 

Sesionin shkencor në pamundësi që të vinte nga Amerika e largët, e ka përshëndetur edhe veprimtari i orëve të para të lëvizjes ilegale shqiptare, poeti dhe shkrimtari, Zeqir Gërvalla bashkëveprimtar i Ahmet Haxhiut.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …