Edhe në komunën e Malishevës, semiaturantët ju nënshtruan testit të arritshmërisë, me këtë rast kryetari, Ragip Begaj i shoqëruar edhe nga drejtori i Drjetorisë për Arsim dhe Edukim Blerim Thaqi, vizituan tri qendrat shkollore ku po mbahet testi i arritshmërisë, Gjimnazin “Hamdi Berisha”, Qendrën e Kompetencës “ Kujtim Krasniqi” dhe Ibrahim Mazreku”. Begaj në urimin drejtuar nxënësve tha. “Uroi nxënësit që të arrijnë suksese në këtë test dhe t’i realizoni kërkesat e juaj për regjistrim në nivelin e mesëm të lartë, që sëcili nga ju nxënës të dashur me të arriturat tuaja e bëni krenar veten, familjen, shkollën dhe Kosovën, përfundoi” kryetari Begaj. Begaj u njoftua nga përfaqësuesit e MASHTI-ti Enver Mekolli dhe të DAE-së në Malishevë, se të gjitha përgatitjet për fillimin e testit të arritshmërisë ishni siguruar me kohë që nga materiali i testit, pajisja e nxënësve me lapsa ishte në rregull, administruesit dhe vezhguesit ishin me kohë në vendet e caktuara dhe testi filloi me kohë në ora 10”. Testit të arritshmërisë iu nënshtruan gjithsejt 1097 nxënës me 60 paralele dhe 120 administrues.