Nga të dhënat e Policisë së Kosovës mësohet se numri i aksidenteve në komunikacion vazhdon të jetë tejet i lart. Vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti, në vendin tonë janë evidentuar rreth pesë mirë aksidente, 29 prej të cilave me fatalitet. Zyrtar të policisë kanë thënë se ndonëse janë ndërmarr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit, numri i aksidenteve është shumë i lart. Policia e Kosovës apelon në vazhdimësi te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave që dalin nga Ligji mbi trafikun rrugor në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve në trafik, e gjithashtu në këtë mënyrë të kontribuojnë edhe për një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit, ka deklaruar zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …