Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie ka thënë se ndjehet i zhgënjyer që Kuvendi nuk arriti t’i përzgjedh gjyqtarët vendor për Gjykatën Kushtetuese. Ai i ka uruar mirëseardhje dy gjyqtarëve të rinj, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. “Mirë se vini dy gjykatësit e rinj të Gjykatës Kushtetuese. I zhgënjyer nga Kuvendi i Kosovës, që nuk arriti t’i përfundojë punimet e tij… Ruajtja e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rifillimi i procesit ASAP, shumë të rëndësishme, ka shkruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …