Policia e Kosovës ka konfirmuar
informacionin se në objektin e Klinikës së Syve në QKUK, janë gjetur dy granata
dore si dhe pesëmbëdhjetë copë fishek. Pas pranimit të informacionit në orën 10:30,
njësitë policore kanë dalë me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke evakuar
personelin e Klinikës si dhe duke qarkuar zonën e rrezikut. Me këtë rast, njësiti
për deminim i FSK-së ka bërë heqjen e dy mjeteve shpërthyese. Pas kryerjes së veprimeve policore
në vendngjarje, klinika i është kthyer normalitetit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …