Edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë datë për transformimin e FSK-së në ushtri, drejtues të qeverisë po shprehen të bindur se shumë shpejt do të ndodhë transformimi. Ata po e përmendin si mundësi që kjo të ndodhë edhe përmes avancimit të bazës ligjore. Por, kjo gjë po kundërshtohet nga ambasadat e akredituara në Kosovë. Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, ka thënë se transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese. “Ne jemi të parët që e kemi njohur Kosovën dhe e dimë që çdo shtet e katë drejtën e vetëvendosjes dhe marrjes së vendimeve kur bëhet fjalë për politikat e sigurisë. Por rekomandimi ynë është që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …