Kryetari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, ka deklaruar se vizita e paparalajmëruar e kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Sarajevë është një vazhdimësi dhe intensifikimi i asaj që në përgjithësi përfaqëson marrëdhëniet shumë të mira midis Turqisë dhe Bosnjës. Kishte edhe interpretime të ndryshme, ku thuhet se vizita e Erdoganit bëhet me qëllim të keq. Çdo vend që është i pranishëm në Bosnje dhe Hercegovinë dëshiron të ketë ndonjë ndikim, më të vogël ose më të madh, me qëllim të mirë apo ndryshe. Kur është fjala për Turqinë, është një ndikim në rritje dhe është dashamirës. Çfarë kërkon pra Turqia në Ballkan? Me sa ne e shohim kjo miqësi funksionon përmes diplomacisë dhe e dëshiron pajtimin në rajon. Investimi në rajon, ndërtimi i infrastrukturës, mbështetjen e Bosnjës dhe Hercegovinës në rrugën e saj evropiane, në rrugën e saj drejt integrimit në NATO, çështje shumë konkrete që lidhen me kuotën për eksportin e mishit në kreditë dhe kështu me radhë. Dhe, kështu unë nuk shoh ndonjë arsye për të mos qenë pjesë e publikut në Bosnje dhe Hercegovinë, për ato që kanë të bëjnë me presidentin Erdogan. Ai i është i mirëpritur në Bosnjë”, tha Izetbegoviq mes tjerash në një intervistë për Anadoly. Agency.