VV: Projektet si ‘Zajednica’ dhe demarkacioni, janë të parealizueshëm

Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të deputetit të
saj, Fisnik Ismaili. Në kumtesën e kësaj partie thuhet se Policia ka arrestuar
tre deputetë si dhe 30 aktivistë të opozitës, për shkak të aktiviteteve të tyre
kundër Zajednicës. Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetit, Fisnik
Ismajli, Vetëvendosje shpreh vendosmërinë që “opozita do të vazhdojë rezistencën
kundër ndarjes etnike të vendit, faljes së territoreve dhe shtetit policor”. “Projektet
si “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, që mund të kalojnë
vetëm përmes burgosjes së opozitës, janë projekte jolegjitime dhe të
parealizueshme”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …