Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në Junik ka organizuar testin e arritshmerisë 2018

Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me MASHT dhe Drejtorin e shkollës fillore e Mesme e Ulët ,,Edmond Hoxha” në Junik, ka organizuar testin e arritshmerisë 2018. Testit të arritshmerisë i janë nënshtruar 56 nxënës, të klasave të IX-ta të shkollës fillore dhe e mesme e ulët “Edmond Hoxha në Junik. Komisioni dhe Administruesit nga DAKRS dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kanë arritur me kohë në qendër të testimit dhe kanë kryer me përgjegjësi të plotë punën të cilën ju është caktuar. Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në Junik bënë të ditur se pas publikimit të rezultateve të testit qe do të tregojnë dhe pikëve nga suksesi shkollor, do t’iu mundësojë këtyre nxënësve përcaktimin për drejtimin e shkollimit të mëtutjeshëm në arsimin e mesëm, pas publikimit të rezultateve dhe marrjes së diplomave, këta nxënës mund të regjistrohen në drejtime të ndryshme që u mundëson gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, por edhe në komunat tjera varësisht nga përzgjedhja e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …